www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Burimet amerikane për CNN: Mund të shpallet sot marrëveshja e pengjeve

Posted on November 21, 2023November 21, 2023 by User User1

CNN raporton se sipas burimeve të tyre në SHBA, se mund të shpallet sot marrëveshjen për armëpushimin midis Hamasit dhe Izraelit.

Palët thuhet se kanë rënë dakord, megjithëse ky vendim është parashikuar prej ditësh.

SHBA-ja njoftoi një ditë më parë se marrëveshjaIzrael-Hamas është shumë pranë. Ata që e konfirmuan këtë ishin presidenti Joe Biden dhe zëdhënësi i shtëpisë së bardhë.

Situata e krijuar tregon se raportet e shumta të bisedimeve, të ndërmjetësuara nga Katari, po përparojnë mirë.

Detajet e një marrëveshjeje të përmbledhur përfshijnë një pauzë shumëditore në luftime, lirimin e 50 pengjeve izraelite dhe një premtim nga Izraeli për të liruar gratë dhe fëmijët palestinezë nga burgjet në vend.

Burimet në SHBA shprehen se Katari mund të shpallë zyrtarisht një armëpushim sot, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara