www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Mozaik 2023”: Operacion ndërkombëtar kundër keqpërdorimit seksual të fëmijëve!

Posted on November 20, 2023November 20, 2023 by User User1

MPB: AKSIONE JANË ZBATUAR EDHE NË RMV

Nga fillimi i këtij muaji ishte zbatuar operacioni i madh I përbashkët I ashtuquajtur “Mozaik 2023” kundër eksploatimit seksual të fëmijëve në rajonin e Ballkanikt, ku ka marrë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, njofton KlanM.

Operacioni “Mozaik 2023” udhëhiqej nga Policia kombëtare e Sllovenisë dhe ishte e koordinuar me EUROPOL-in. Qëllimi, sic njofton KlanM, ishte identifikimi dhe arrestimi i njerëzve që shfrytëzojnë platforma dhe aplikime online të mesazheve për distribuimin dhe shpërndarjen e materialeve të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia dhe Hungaria, sic percjell KlanM njoftimin e MPB-së, nga 6 deri më 17 Nëntor kanë zbatuar 41 hetime për 39 të dyshuar nga rajoni, ku janë konfiskuar 200 aparate elektronike.

“Sektori për krim kompjuterik pranë MPB-së aktivisht ishte kycur në operacionin “Mozaik 2023” dhe në koordinim me Prokurorinë Publike dhe Gjykatën Themelore Shkup, me sukses kanë realizuar bastisje në rajonin e Shkupit, ku janë konfiskuar 12 kompjuterë, tri laptopa, një hard-disk, në USB dhe katër celularë. Në biseda informative janë marrë 5 persona” – thonë nga MPB.

Sipas MPB-së, sic njofton KlanM, në kuadër të fushatës është publikuar një video-material ku tregon dy adoleshentë, që janë të eksploatuar në internet nga një organizatë kriminale për përfitime financiare.

Videoja përmban këshilla se si këto krime mund të paraqiten tek organet dhe adoleshentët të mos bëhen viktima. Materiali filmik, sic njofton KlanM, është ndarë me prindërit, fëmijtë dhe mësimdhënësit që të ngritet vetëdija në Ballkanin Perëndimor për keqpërdorimin seksual të fëmijëve.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara