
Boeing 787 është avioni më i madh i pasagjerëve që është ulur ndonjëherë në Antarktidë. Ai u ul në një pistë akulli në stacionin kërkimor Troll të enjten, raportoi BBC.
Avioni mbante 45 studiues dhe 12 tonë pajisje kërkimore nga Instituti Polar Norvegjez.
Ky është avioni më i madh i pasagjerëve që u ul ndonjëherë në kontinentin më jugor, njoftoi Instituti. Pista në të cilën ai u ul është prej bore dhe akulli dhe është 3 kilometra e gjatë dhe 60 metra e gjerë. “Ka pista të shkurtra, pista me gunga dhe pista të njohura për erërat e kundërta. Këtu është një tjetër që do të shkaktojë ankth mes fluturuesve nervozë – një pistë akulli”, shkruan CNN për uljen e Boeing në Antarktidë.
