www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nëntë foshnja premature që nga java e 24-të ia dolën

Posted on November 17, 2023November 17, 2023 by User User1

Sot në botë është shënuar 17 nëntori – Dita Ndërkombëtare e fëmijëve premature (të lindur parakohe).

Kësisoj, edhe në Maqedoninë e Veriut autoritetet shëndetësore zgjodhën ta shënojnë këtë ditë duke publikuar statistika, transmeton TV21.

Ata vlerësojnë se për 7 vjet, është ulur vdekshmëria për 74%.

“Në shtatë vite, ne ulëm vdekshmërinë e foshnjave të lindura para kohe me 74%”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri, Viktorija Jovanovska ka bërë të ditur se që nga fillimi i vitit 2023, deri tani, 9 foshnja premature kanë shkuar në shtëpi shëndosh e mirë.

“Është për tu veçuar se gjatë periudhës që lamë pas të vitit 2023, në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi kanë shkuar 6 prematurë të lindur në javën e 26, një në javën e 25 dhe dy në javën e 24. Shteti ynë dukshëm afrohet me shtetet më të zhvilluara në botë kur bëhet fjalë për mbijetesën edhe të foshnjave të lindura para kohe me javë të ulët dhe me peshë të vogël”, tha mes tjerash drejtoresha./TV21

Ajo publikoi statistikat siç vijon më poshtë:

Viti – përqindja e vdekshmërisë

2016 – 25%
2017 – 21%
2018 – 16%
2019 – 12%
2020 – 11,1%
2021 – 8,9%
2022 – 8,2 %
2023 – 5,6%

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara