www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arsovska me përkushtim maksimal realizoi edhe një premtim nga programi “Për Shkup modern”, u rikonstruktua rruga Nikolla Karev

Posted on November 17, 2023November 17, 2023 by User User1

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot ka inspektuar dhe promovuar rrugën e rikonstruktuar Nikolla Karev, nga kryqëzimi me bulevardin Kuzman Josifovski Pitu deri në kryqëzimin me rrugën Gjuro Gjonoviq.

– Vetëm një javë pas fillimit të punimeve në rrugën Nikolla Karev në qendër të Shkupit, e cila ishte në gjendje të keqe, është rikonstruktuar tërësisht. Kemi punuar me dinamikë të përshpejtuar për të shmangur bllokimin e trafikut në këtë pjesë të qytetit, duke pasur parasysh faktin se është një rrugë e frekuentuar që lidh disa rrugë kryesore dhe ndodhet në afërsi të stacionit të autobusëve dhe hekurudhave ndërqytetëse. Me realizimin e këtij projekti po realizojmë edhe një premtim nga programi “Për Shkup modern”, sepse nevojat e qytetarëve janë prioriteti ynë – theksoi kryetarja Arsovska.

Në rrugën “Nikolla Karev” është bërë rikonstruksioni i rrugës në një sipërfaqe prej 3800 metrash katrorë, janë rrafshuar pusetat dhe kanalizimet, si dhe është vendosur sinjalistika përkatëse horizontale dhe vertikale. Punimet ndërtimore janë kryer nga ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe rrugica”.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara