Edhe pse para një muajve ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, në intervistë për TV21 tha se nga aspekti i sigurimit nuk është mirë që Nikolla Gruevski të gjendet në vend tjetër, sepse ka qenë kryeministër më shumë se 10 vjet dhe ka informacione të rëndësishme, megjithatë në takimin e sotëm me kolegun e tij hungarez, Peter Sirjato, nuk e kanë hapur këtë temë, madje edhe vetë përgjigja e Osmanit në lidhje me këtë ishte tepër e shkurtër.
Mbetem në qëndrimin se ish-kryeministri duhet të jetë në Maqedoninë e Veriut dhe të përballet me drejtësinë këtu për shkak se nuk është në interes të asnjë shteti që kryeministri të jetë në ekzil”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.
Përndryshe, tema e kthimit të Gruevskit u hap para një muaji, përkatësisht para sjelljes së ndryshimeve të Kodit Penal, ku në opinion u paraqitën spekulime se ekziston marrëveshje mes Gruevskit dhe pushtetit për amnistinë e tij, në këmbim të sigurimit të shumicës së 2/3-tave. Atëherë Osmani duke shmangur përgjigjen tha se ai duhet të kthehet që të që të dalë para drejtësisë.
“Nga pikëpamja e sigurisë, të keni kryeministër, i cili ishte kryeministër juaj për më shumë se 10 vjet dhe i ka pasur të gjitha informacionet e shtetit, tani të jetë në duart e një shteti tjetër, nuk është e zgjuar për asnjë shtet. Unë fola për atë aspekt të sigurisë dhe për atë dobësi, por nuk ka asnjë iniciativë në atë pjesë. Është më mirë që ai të jetë këtu dhe të merret me proceset gjyqësore që ka”, pohoi tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.
Maqedonia ka dërguar 4 kërkesa për ekstradimin e Gruevskit, por deri më tani Hungaria nuk është përgjigjur pozitivisht për asnjë prej këtyre kërkesave. Sijarto nuk ishte në disponim të fliste mbi këtë temë.
Nëse ka ndonjë procedurë ligjore në këtë drejtim, nuk është çështje e politikës së jashtme. Ne nuk mund të ndërhyjmë në procese gjyqësore dhe për këtë arsye në mbledhjen e sotme nuk folëm konkretisht për atë çështje dhe mendoj se nuk është e nevojshme të flasim për këtë”, theksoi Peter Sijarto, ministër i punëve të jashtme i Hungarisë.
Me ndryshimet e Kodit penal ka shumë vepra që i hapi PSP-ja por të njëjtat tashmë u vjetërsuan. Konkretisht për Gruevskin, u vjetërsuan veprat për rastin Titanik. Ai nuk do të përgjigjet as për “Trajektorja” që ka të bëjë me ndërtimin e autostradave kineze, ndërsa këto ditë u vjetërsua edhe TNT për shembjen e objektit Kosmos. Rasti i vetëm për të cilin është shqiptuar dënim është rasti Tanku që ka të bëjë me blerjen e kontestueshme të Mercedesit prej gjysmë milionë eurove.
