Përgjithësisht, qentë sulmojnë për dy shkaqe: Kur ndihen të rrezikuar dhe duan vetëmbrojtje dhe për t’u ushqyer. Ekspertët që merren me trajtimin e qenve radhisin një sërë arsyesh kur dhe si qentë sulmojnë, por ata përmendin edhe faktin që qentë mund të sulmojnë papritmas, por edhe me paralajmërim. Sipas “WagWalking”, qentë sulmojnë më tepër në terrin e natës pasi ndihen nën ankth, janë agresivë, humbin të parit e mjaftueshëm, humbin një pjesë të dëgjimit dhe duan të ruajnë qetësinë.
Ankthi
Ankthi te qentë mund të shkaktohet në shumë forma. Frika dhe fobitë rezultojnë nga një ngjarje ose situatë traumatike që qeni e kujton dhe mund të lidhet me natën, errësirën ose edhe me diçka që ndodh në një periudhë të caktuar kohore. Nëse qentë shprehin sjellje ankthi ose nervoze në atë moment të caktuar, duhet të kihet parasysh se ai po e përjeton atë si ngjarje të rëndë. Rreziku në këtë situatë është i madh për mundësinë e një sulmi.
Agresiviteti
Qentë dinë të jenë agresivë edhe natën pasi mbrojtja e territorit gjatë territ bëhet më e vështirë. Ata qëndrojnë të gatshëm për sulm dhe vetëmbrojtje, si dhe shikojnë përreth në kërkim të armiqve.
Humbja e shikimit
Qentë mund të pësojnë rënie të shikimit që çon në verbëri për shkak të moshës. Kur iu bie të parit, qentë shprehin më tepër shenja agresiviteti për shkak se nuk e kontrollojnë më terrenin si dikur. Reagimet e dobëta ndaj situatave të pazakonta i bëjnë qentë më të rrezikshëm. Ata gjithashtu mund të kenë shenja treguese të dukshme në sytë si lotët, skuqja e syve, reagimi i dobët i injorimit të dritës dhe shmangia e saj.
Humbja e dëgjimit
Qentë mund ta humbasin tërësisht dëgjimin kur plaken. Sidomos natën, sfidat janë më të mëdha për ta, me ç’rast shtohet edhe koha e reagimit ndaj indikatorëve. Sipas studiuesve, qentë që kanë telashe të tilla mund të jenë më agresivë dhe të sulmojnë edhe pa arsye, pasi ata japin reagime të tepruara në raport me sulmuesin.
