www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Pika për nxjerrjen e dokumenteve personale pa termin do të punojë nga ora 8, deri në orën 18″/ Spasovski: Do të shërbehen 1000 persona në ditë

Posted on November 15, 2023November 15, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi që prej sot do të nisë me punë pika për nxjerrjen e dokumenteve personale pa termin, shkruan TV21. Pika e Ministrisë së Punëve të Brendshme është e lokalizuar në sallën e policisë së trafikut në kuadër të Stacionit Policor “Prolet” në Komunën e Kisella Vodës.

“Sistemi është testuar dhe mundëson që mbi 1000 persona për periudhën e një dite të punës ta kalojnë gjithë procedurën. Dua të theksoj se orari i punës së pikës është nga ora 8, deri në orën 18:00, me mundësi që të vazhdohet deri në orën 20:00”, theksoi Spasovski.

Spasovski njoftoi se me emrin e ri të shtetit, gjegjësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut janë lëshuar një milion e 50 pasaporta, rreth 900 mijë letërnjoftime dhe 480 mijë patenta të shoferit. Ministri u ankua se shumë qytetarë nuk janë paraqitur në terminet e caktuara paraprakisht.

“Arsyeja për hapjen e kësaj pike të re ka qenë numri i banorëve në Shkup si dhe fakti që rreth 70 për qind e termineve të caktuara që i kanë rezervuar qytetarët përmes numrit të telefonit, apo përmes rrugës elektronike, i anulojnë, respektivisht nuk paraqiten në ato termine”, theksoi Spasovski.

Kjo pikë pritet të lehtësojë detyrimin për ndërrimin e dokumenteve personale për të gjithë shtetasit, sipas emrit të ri të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut deri më 12 shkurt 2024./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara