Moti paradite do të jetë i ndryshueshëm me periudha dielli dhe me mjegull të mëngjesit nëpër disa lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare, nëpër disa vende perëndimore përkohësisht e përforcuar nga drejtimi perëndimor, ndërsa pasdite përgjatë Vardarit nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 15 deri 20 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me mjegull të dobët, ndërsa pasdite dhe në orët e natës me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë deri 16 gradë.
Të enjten do të ketë stabilizim kalimtar të motit. Të premten do të fryjë erë e fuqishme jugore, ndërsa pasdite nën ndikimin e valës së re të lagësht do të ketë reshje të shiut, më të mëdha në orët e natës. Të shtunën reshjet do të jenë lokale, ndërsa në male do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë e fuqishme veriore e cila do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturës.
