www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dy persona e mashtruan të punësuarin e kazinos me 1,200 dollarë fallco!

Posted on November 15, 2023 by User User1

Një i punësuar në një kazionë në Zherovjan të Tetovës ka denoncuar në polici se dy persona kanë shkëmbyer 1200 dollarë false, njofton Klan M. Nga ku thuhet se kartëmonedhat kishin qenë nga 100 dollarë.

”Tridhjetë e shtatë vjeçari Z.S. nga Bërvenica e Tetovës, i punësuar në një kazino në Zherovjan të Tetovës, dje (14-nëntor) në ora 15:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se një natë më parë rreth orës 22:15 në kazino kanë hyrë dy persona dhe kanë shkëmbyer 1200 dollarë në kartëmonedha prej 100 dollarësh. Pak më vonë, në kazino ata kanë konstatuar se kartëmonedhat kishin qenë të falsifikuara. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara