www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A do të aterojë në Shkup kryediplomati rus Lavrov?

Posted on November 15, 2023November 15, 2023 by User User1

 Dy javë para mbajtjes së takimit të Këshillit Ministror të 30-të të shteteve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, mbetet e paqartë nëse kryediplomati rus, Sergei Lavrov, do të marrë pjesë në takim.

Mbledhja e 30 nëntorit dhe 1 dhjetorit do të mbahet në Shkup, pasi Maqedonia e Veriut aktualisht kryeson me OSBE-në.

Pjesëmarrja në këtë takim e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, është e sigurt, sipas deklaratës së ambasadorit amerikan në OSBE, Michael Carpenter.

closevolume_off
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si organizator, tha më 15 nëntor se deri më tani nuk ka të dhëna se sekretari amerikan i Shtetit nuk do të vijë, andaj vendi po përgatitet për prezencën e tij.

Ndërkohë, sipas Osmanit, nuk përbën problem as pjesëmarrja e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Por, hapësira ajrore është e mbyllur për avionët shtetërorë rusë, pas vendosjes së sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe shtetet e rajonit, në përjashtim me Serbinë, që vendosën kundër Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Që Lavrov të arrijë në Shkup nevojitet hapja e hapësirës ajrore nga Maqedonia e Veriut dhe nga një vend tjetër, Greqia ose Bullgaria.

“Vendimi për sanksionet e BE-së nuk vlen për ngjarjet e natyrës shumëpalëshe siç është OSBE-ja. Prandaj, është vendim i qeverive që duhet të miratohet, por ka një bazë ligjore në BE. Tani, ne dhe të paktën një nga vendet tona fqinje duhet të marrim një vendim të tillë. Bullgaria apo Greqia që të mund të sigurohet një fluturim për diplomatin rus. Megjithatë, në këtë fazë jemi duke i përpunuar kërkesat. Për pak ditë do të dalim me një qëndrim përfundimtar”, tha Osmani.

Nga vendet fqinje, vetëm Serbia nuk ka mbyllur hapësirën ajrore aeroplanët rusë.

Ndërkohë, për shkak të vetos ruse mbetet pa zgjidhje çështja e kryesimit të radhës me OSBE-në.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara