www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

2 vjet e tre muaj dënim për shoferin që ka shkelur fëmijën në “Rrugën e plastikave”

Posted on November 15, 2023November 15, 2023 by User User1

Dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjet e tre muaj shqiptoi gjyqtarja Marija Kletniçka nga Gjykata themelore penale Shkup për 21-vjeçarin Shukri Zeqiri nga Shkupi, i cili më 12 tetor në bulevardin “Nikolla Karev”, në pjesën e njohur si “Rruga e plastikave” në Shkup, ka shkelur një fëmijë 10-vjeçar, i cili nga goditja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa ai ka ikur.

Të akuzuarit, gjyqtarja i shqiptoi edhe dënim për ndalesë të drejtimit të automjetit motorik në periudhë prej tre viteve, me çka koha e kaluar në burg nuk llogartet në dënimin dhe ia vazhdoi edhe masën e paraburgimit shtëpiak deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit.

I akuzuari Zeqiri paraprakisht para Gjykatës e pranoi veprën, e cila i ngarkohet, por tha se ka ikur nga frika që të mos rrihet.

Sipas akuzës nga Prokuroria themelore publike Shkup, i akuzuari ngarkohet për vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” sipas nenit 300 paragrafi 4 lidhur me nenin 297 paragrafi 3 lidhur me alinenë 1 dhe veprën penale “mosdhënie e ndihmës për person të lënduar në fatkeqësi të komunikacionit” sipas nenit 301 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara