www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka reaguar ndaj Izraelit: Izraeli po bombardon fëmijët dhe spitalet

Posted on November 14, 2023 by User User1

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka reaguar ndaj Izraelit, duke thënë se më shumë se 4.800 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një aktivitet ku mori pjesë, Lula da Silva tërhoqi vëmendjen për më shumë se 4.800 fëmijë të vrarë në Gaza. “Nuk kam dëgjuar kurrë në lajme se fëmijët janë viktimat kryesore të luftës. Ata po bombardojnë vendet ku janë fëmijët, ku janë spitalet, me pretekstin se aty ka terroristë”.

Ai argumentoi se Izraeli nuk mori në konsideratë “asnjë kriter” kur bëri sulmin, Lula da Silva tha se njerëzit e pafajshëm janë në shënjestër.

Duke iu referuar qytetarëve brazilianë të evakuuar nga Izraeli dhe Gaza, Lula da Silva tha se brazilianët u sollën në vend “me sakrifica të mëdha” dhe “në varësi të vullnetit të mirë të Izraelit”.

Presidenti brazilian tha se po hetojnë nëse ka ende brazilianë në Bregun Perëndimor. Ai theksoi se deri më tani kanë sjellë në vend 1.477 shtetas brazilianë.

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara