www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nepali e ka ndaluar aplikacionin kinez TikTok me pretekstin se përmbajtja e tij është “e dëmshme për harmoninë sociale”

Posted on November 14, 2023November 14, 2023 by User User1

Vendimi vjen disa ditë pasi vendi i Azisë Jugore prezantoi një rregull të ri që kërkon që firmat e mediave sociale të hapin zyra në vend.

Ministri i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit të Nepalit, Rekha Sharma tha për BBC Nepal se platforma po përhapte përmbajtje me qëllim të keq. Ajo shton se ndalimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe se autoritetet e telekomunikacionit janë drejtuar për të zbatuar vendimin.

Megjithatë, Gagan Thapa, i cili është udhëheqës i lartë i Kongresit Nepal dhe pjesë e qeverisë së koalicionit, vuri në dyshim vendimin për ndalimin e TikTok, duke argumentuar se ishte një përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe se zyrtarët duhet të fokusohen në rregullimin e platformës.

Sipas raporteve të mediave lokale, më shumë se 1600 raste të krimit kibernetik në lidhje me TikTok janë regjistruar në Nepal në katër vitet e fundit.

TikTok është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën mes shqetësimeve se qeveria kineze mund të ketë akses në të dhënat e përdoruesve. Kompania mëmë që qëndron pas aplikacionit – “Bytedance”, mohon pretendime të tilla.

TikTok deri më tani është ndaluar në disa vende, përfshirë Indinë. Në fillim të këtij viti, Montana u bë shteti i parë amerikan që ndaloi aplikacionin.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara