www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ilaçet e ftohjes/ Franca në alarm: Shkaktojnë hemorragji cerebrale e infarkte!

Posted on November 14, 2023November 14, 2023 by User User1

Për ftohjet, mos nxitoni të merrni ilaçe: Ky është rekomandimi i Agjencisë Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (ANSM), sipas të cilës, barnat vazokonstriktore të mbështetura tek pseudoefedrina dhe të administruara nga goja, e që përdoren rëndim për të lehtësuar simptomat e ftohjes, mund të shkaktojnë rrezikun e infarkteve dhe hemorragjive cerebrale.

“Mos përdorni forma orale të barnave vazokonstriktore për të lehtësuar simptomat e ftohjes”, insiston Agjencia në fjalë.

Franca ka shtuar mbikqyrjen e autoritetet atje thonë se po marrin dhe masa të tjera kufizuese për të mbrojtur pacientët.

“Ajo që dimë është se përballemi me një rrezik i cili në realitet konsiderohet i ulët, nënvizojnë ekspertët vendas, por që sipas tyre mund të marrë përmasa serioze në varësi të dozës së përdorur dhe kohëzgjatjes së trajtimit. Duke marrë parasysh në këtë rast natyrën jo të domosdoshme të vazokonstriktorëve, ANSM ka vendosur të këshillojë kundër përdorimit të tyre. Vendimi është marrë mbi bazën e të dhënave të fundit, që paraqesin dhe raste shqetësuese. Duke qenë se këto barna janë të disponueshme në shumë vende të tjera europiane, ANSM ka kërkuar rivlerësimin e tyre në nivel europian bazuar tek informacionet e reja. Agjencia Europiane për Vlerësimin e Barnave, EMA, me kërkesë të Agjencisë Franceze, nisi në fillim të këtij viti një rishikim të medikamenteve që përmbajnë pseudoefedrinë të përdorura për trajtimin e bllokimit  të hundës për shkak të ftohjes, gripit apo alergjisë. Barnat që përdoren për trajtimin e ftohjes janë kryesisht vazokonstriktorë. Prandaj është e paimagjinueshme që një medikament, i marrë qoftë nga goja, qoftë si spray, të ketë efekt vetëm në mukozën e hundës”, shpjegon për FattoQuotidiano.it profesor Antonio Rebuzzi, profesor i Kardiologjisë në Universitetin Katolik të Romës.

“Ne e dimë prej disa kohësh që këto barna në çdo rast shkaktojnë rritje të presionit të gjakut dhe, tek ata me sëmundje koronare të zemrës, shkaktojnë forma të anginës”, shton ai.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara