www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dy të arrestuar në Austri, akuzohen për vjedhje të rënda – automjete, fishekë e stoli ari

Posted on November 14, 2023 by User User1

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, të cilat kanë ndodhur në Austri.

Sipas njoftimit, rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore (dhjetor 2022 – janar 2023).

“Puna e hetuesve rajonal është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë, Gjykatën themelore dhe hetuesit nga Republika e Austrisë, kanë arrestuar dy personat e dyshuar”, thuhet në komunikatën për media.

Të arrestuarit janë L.B 31 vjeç, dhe I.V mashkull 27 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.

Pjesë e aksioneve bëhet e ditur se ka qenë edhe kontrolli i katër lokacioneve, ku nga hetuesit janë gjetur dhe sekuestruar stoli ari, 156 fishekë dhe dy automjete.

“Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili tash më është i identifikuar”, përfundon njoftimi.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara