www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Abdylmenaf Bexheti kritika ndaj ASHAM: Kur unë flas shqip, gjysma e kolegëve e lëshojnë sallën!!

Posted on November 14, 2023November 14, 2023 by User User1

Akademiku Abdylmenaf Bexheti sot në hapjen solemne në Qeverinë e RMV-së, të edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, me rastin e shënimit të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), shkruan TV21. Bexheti tha se pjesë e këtij institucioni pengon zbatimin e gjuhës shqipe, ndërsa kritikoi edhe mungesën në këtë eveniment të kreut të ASHAM, Ljubço Kocarev.

Akoma kemi animozitete të shprehura në institucione të caktuara. Do të kisha dashur që sot, kur kanë mundur të vijnë nga Tirana e Prishtina përfaqësues, kryetarë të akademisë, zv/kryetari i Akademisë, kryetari im i Akademisë së Shkencave, që është vetëm 1 kilometër larg, pra, ai duhej të jetë këtu dhe unë jam i njohur për shprehjen time kritike për këtë punë. Pra, akoma kemi institucione të cilët jo që hezitojnë, por pengojnë me paramendim zbatimin dhe praktikimin e gjuhës shqipe, në këtë aspekt, fatkeqësisht institucioni prej ku unë vij, i prin këtij animoziteti. Kur unë filloj të flas me fjalë përshëndetëse bile në ASHAM, gjysma e kolegëve e lëshojnë sallën”, tha Bexheti./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara