www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sensorë për matjen e sheqerit në gjak pa dhimbje, fëmijët dhe prindërit nuk duhet të zgjohen natën për matje

Posted on November 13, 2023November 13, 2023 by User User1

Në vend gjilpërave të zakonshme, një procedurë e dhimbshme dhe që shkakton trauma tek fëmijët me diabet, tashmë glikemia e tyre do të matet me sensorë, duke ndjekur teknologjinë më të fundit.

Ato janë të thjeshtë për t’u përdorur, vendosen në pjesën e sipërme të krahut dhe matet glikemia me pajisje elektronike ose celular.

Motrat binjake Jovana dhe Jana tashmë 12 vjet janë diagnostikuar me diabet. Ato tregojnë se cilat do të jenë lehtësimet që do t’ua sjellin sensorët.

Kjo me të vërtetë do të na lehtësoj jetën, por shpresojmë që do të vazhdojnë të na japin edhe kur të mbushim 18 vjet, marrë parasysh se na ngelën vetëm dy vjet me sensorë dhe më pas prapë me gjilpërë, keq. Do të jetë pa dhimbje. Prindi do të kontrolloj sa e kemi poshtë ose lart sheqerin, nuk duhet të zgjohemi në ora 3 të mëngjesit për matje”, tha  Jovana dhe Jana Simoski.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se zvogëlohen edhe shpenzimet e komplikimeve shtesë që janë bërë deri tani.

Sensorët lejojnë arritjen dhe ruajtjen e glikemisë në çdo kohë, parandalimin e komplikimeve të diabetit, optimizimin e aftësisë së të mësuarit të të rinjve me diabet dhe sigurohet jetë cilësore. Nga ana tjetër zvogëlohen shpenzimet e komplikimeve shtesë që janë bërë deri tani. Nuk ka më netë pa gjumë, prishja e gjumit të fëmijëve dhe prindërve të tyre që të matet glikemia natën”, pohoi Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë.

Janë blerë sensorë për 650 pacientë, të destinuar për fëmijë dhe të rinj deri në 18 vjeç me diabet tip 1, shtatzëna me diabet tip 1, të verbër, ndërsa pjesa tjetër e sensorëve do t’i dorëzohet Klinikës Universitare të Endokrinologjisë.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara