www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski në takim me Bankën Botërore

Posted on November 13, 2023November 13, 2023 by User User1

Prioritet i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është përmirësimi i infrastrukturës dhe zhvillimi i transportit, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski në takimin e sotëm të punës me përfaqësuesit e Bankës Botërore.

Në takimin, ku mori pjesë edhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Mitko Trajçuleski, u bisedua për projektet infrastrukturore që janë duke u realizuar me mbështetjen financiare të Bankës Botërore.

Ministri Boçvarski, siç njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, informoi për realizimin e deritanishëm, me fokus të veçantë në projektin “Lehtësimi i transportit dhe tregtisë në Ballkanin Perëndimor”.

“Në kuadër të këtij projekti, tashmë nga viti i ardhshëm është planifikuar të kryhet rehabilitimi i vendkalimeve kufitare Qafë Thanë dhe Deve Bair, gjegjësisht zgjerimi i pikave kufitare me korsi të reja, si dhe modernizimi i kabinave të punonjësve. të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë Doganore, thuhet në kumtesë.

Boçvarski informoi edhe për projektin për implementimin e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT), i cili do të fillojë të realizohet vitin e ardhshëm në një pjesë të Korridorit 10.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, u hap edhe çështja e projektit për ngritjen e sistemit me një ndalesë që do të jetë në funksion të disa institucioneve shtetërore si pjesë e projektit për lehtësimin e transportit dhe transportit të udhëtarëve.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara