www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Hezbollahu sulmon Izraelin

Posted on November 12, 2023November 12, 2023 by User User1

Dhjetëra izraelitë u plagosën të dielën nga një sulm me raketa nga Libani. Lajmin e bën të ditur ushtria izraelite, duke shtuar se trupat e saj u përgjigjën me artileri dhe sulmuan nga ajri dy “celula terroriste” që po përgatiteshin të qëllonin në territorin e saj. Sulmi është marrë përsipër nga Hezbollahu.

“Terroristët lëshuan raketa antitank drejt zonës Dovev, në Izraelin verior. Disa civilë u plagosën si rezultat i sulmeve”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit.

Ai shpjegoi se trupat izraelite sulmuan nga ajri “një celulë terroriste në një zonë civile të Libanit, që po përpiqej të hapte zjarr në territorin izraelit” dhe një tjetër që “po përpiqej të lëshonte raketa antitank drejt Izraelit verior”.

Autoritetet shëndetësore të Izraelit bënë me dije se mjekët kanë trajtuar 10 të plagosur, nga të cilët, sipas mediave lokale, të paktën katër janë në gjendje të rëndë.

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara