www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Adoleshenti dënohet me burg për fyerje ndaj presidentit Mirziyoev

Posted on November 12, 2023 by User User1

Një 19-vjeçar është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga një gjykatë rajonale në Samarkand të Uzbekistanit, i akuzuar për koment fyes ndaj presidentit të vendit, Shavkat Mirziyoev, në rrjetet sociale.

Dilshod Iskandarov u akuzua se e kishte fyer presidentin duke komentuar në një video të familjes presidenciale, anëtarë të së cilës kanë poste politike dhe në fushën e biznesit, të postuar në rrjetin social Instagram.

Ai u dënua më 26 tetor për “fyerje apo përgojim të presidentit në publik”.

Iskandarov është më i fundit nga së paku tre uzbekë që janë dënuar në vitin e fundit në bazë të klauzolës penale për fyerje apo përgojim të presidentit.

Ai mendohet ta ketë fshirë komentin në Instagram, pasi ishte paralajmëruar nga të afërmit e tij për rrezikun e mundshëm.

Mirziyoev  fitoi një mandat të ri shtatëvjeçar në zgjedhjet në korrik. Në gusht, Mirziyoev, emëroi vajzën e vet, Saida Mirziyoev, si sekretare të presidentit.

Saida, 38 vjeçe, u bë personi i dytë në administratën presidenciale pas babait të saj Shavkat Mirziyoev.

Pozita e saj si sekretare është e barabartë me pozitën e shefit të administratës së presidencës.

Emërimi i të afërmve në pozita shtetërore me ndikim është gjë e zakonshme në vendet autoritare të Azisë Qendrore. Në Turkmenistan, presidenti Serdar Berdymukhammedov pasoi babanë e tij ,Gurbanguly Berdymukhammedov./ REL

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara