www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nga aksidenti në rrugën Veles-Izvor janë lënduar 16 persona, 2 prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike të Shkupit

Posted on November 11, 2023November 11, 2023 by User User1

Nga SPB Veles kanë dhënë informacione nga aksidenti i komunikacionit që ndodhi dje në rrugën rajonale Veles-Izvor, ku mbetën të lënduar 16 persona, dy prej të cilëve janë të shtrirë për mjekim në Qendrën Klinike në Shkup. 

“Në orën 14:50 është bërë e ditur se në rrugën rajonale Veles – fshati Izvor në afërsi të udhëkryqit në fshatin Vojnicë, ka ndodhur aksident komunikacioni ku janë përfshirë një makinë e tipit “Iveko” me targa të Shkupit drejtuar nga 57- vjeçari me inicialet B.N. nga Shkupi dhe një furgon “Folksfagen” me targa të Velesit drejtuar nga 65-vjeçari O.J. nga fshati Pobozhje, komunë e Çuçer Sandevës”, njoftojnë nga SPB Veles.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska në aksidentin, lëndime kanë marrë shoferi i furgonit disa udhëtarë si dhe shoqëruesi i automjetit, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm në Veles.

Zëdhënësja e ISHP të Spitalit të përgjithshëm Veles, dr. Elena Levkova Qulumova, paraprakisht për MIA-n tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Klinikat e Shkupit, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Katërmbëdhjetë personat nga gjithsej 16 që janë sjellë në spital janë me lëndime të lehta, disa prej të cilëve janë mbajtur, ndërsa disa prej tyre pasi kanë marrë ndihmën mjekësore kanë lëshuar ose deri nesër në mëngjes do të lëshojnë spitalin dhe do të largohen për në shtëpi. Me autoambulancë tetë nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e përgjithshëm të Velesit, ndërsa tetë të tjerë me automjete private”, ka informuar Levkova Qulumova.

Me autorizim të prokurorit publik, mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip mbikëqyrës nga SPB Veles.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara