www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pronari i AE Solar Invest, Arian Etemi, investon 2 Milionë Euro në zhvillimin energjetikës në rajonin e Pollogut

Posted on November 10, 2023November 10, 2023 by User User1

Kompania me seli në Tetovë, AE Solar Invest, sot ka siguruar financim prej 2 milionë Euro për investime në 3 projekte fotovoltaike, përkatësisht në fshatrat Çellopek, Miletinë, Saraqinë.

Në bashkëpunim me kompaninë Ukrainase, SSK Ballkan, në pronësi të miliarderit Evgeniy Yaramenko, të cilët kane mbi 3000 MW të instaluar në më shumë se 19 shtete, AE Solar Invest e çon përpara synimin e Maqedonisë së Veriut për energjinë e ripërtëritshme. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut është përballur prej vitesh me ndotjen e rëndë të ajrit, duke u renditur ndër vendet më të ndotura në Evropë.

Udhëheqja e sektorit privat në avancimin e agjendës së energjisë të pastër ofron mundësi punësimi dhe stimul ekonomik për rajonin e Pollogut. Bashkëpunimi ndërmjet AE Solar Invest dhe SSK Ballkan qëndron si një model për mënyrën sesi iniciativat e sektorit privat mund të luajnë një rol kryesor në luftimin e ndotjes dhe avancimin e mbrojtjes së mjedisit.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara