www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski – O’Brajan: Maqedonia e Veriut ka arritur shumë, shumë me rëndësi është të vazhdojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE-së

Posted on November 10, 2023November 10, 2023 by User User1

Maqedonia e Veriut ka arritur shumë, me rëndësi është të vazhdojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kanë konstatuar në takimin e sotëm në Paris kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O’Brajan.

Ky është takimi i parë i kryeministrit Kovaçevski me ndihmës sekretarin e sapoemëruar shtetëror të SHBA-së, O’Brajan, i cili u emërua në këtë detyrë muajin e kaluar.

“Në takimin, Kovaçevski dhe O’Brajan e kanë riafirmuar rëndësinë e partneritetit të fuqishëm strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së. Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takim u bisedua edhe për tema tjera aktuale për rajonin dhe më gjerë”, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Kryeministri Kovaçevski e ka informuar ndihmës sekretarin O’Brajan me ngjarjet më të reja të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut dhe prioritetet e jashtme-politike të Qeverisë.

“U konfirmua rëndësia e Maqedonisë së Veriut si faktor i stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe është ndarë domosdoshmëria për vazhdimin e papenguar të rrugës në integrimin e saj evropian, gjë që është në interes edhe të SHBA-së”, thuhet në kumtesë.

Ndihmës sekretari shtetëror O’Brajan e ka riafirmuar qëndrimin se SHBA-ja i sheh si partnerë natyrorë, të cilët janë të përkushtuar në integrimin evropian, NATO dhe përforcimin e demokracisë. E ka përshëndetur përparimin deri tani të arritur të vendit në disa sfera dhe ka shprehur pritje që vendi të vazhdojë në rrugën e përparimit.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara