www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Digjet një fabrikë në rrugën Gostivar-Tetovë, lëndohet një person

Posted on November 10, 2023November 10, 2023 by User User1

SPB Tetovë njofton se dje është raportuar se është djegur një fabrikë pranë autostradës Gostivar-Tetovë, në të cilën është lënduar një person.

“Dje (09-nëntor) në ora 14:30 në SPB-Tetovë, është raportuar zjarr që ishte shkaktuar në një fabrikë në Sedllarce të Epërme të Tetovës, pranë autostradës Gostivar-Tetovë. Punonjës i fabrikës S.I. (35) nga Bogovina, gjatë shuarjes së zjarrit, kishte pësuar lëndime dhe ishte transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore.

Në këtë zjarr janë djegur materialet e papërpunuara për prodhimin dhe një pjesë të pajisjeve të fabrikës, kurse me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri plotësisht është lokalizuar. Inspektimin e ka kryer ekipi policor nga SPB-Tetovë”, thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara