www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Von der Leyen – Kurtit e Vuçiqit: Nuk ka fonde nëse nuk ka normalizim marrëdhëniesh

Posted on November 9, 2023November 9, 2023 by User User1

Gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, udhëheqjes shtetërore serbe – qeverisë dhe presidentit të Serbisë – iu tha qartë se KE planifikon të kushtëzojë 6 miliardë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor me përparimin në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, tha për Danas një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian, transmeton Klan Kosova.

Siç ka shpjeguar ai, si presidenti serb Aleksandar Vuçiq ashtu edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, janë vënë në dijeni se çfarë po përgatitet dhe çfarë pritet prej tyre.

– U shpjegua se çfarë reformash priten, që të mos ndodhte më vonë që të mos na thoshit apo të mos e dinim atë kusht. Prandaj, kërkojmë që marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen në bazë të marrëveshjeve të arritura. Nëse nuk ka përparim, nuk do të ketë para, është i qartë ky zyrtar i Komisionit Evropian, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Ai shtoi se nëse përcaktohet se njëra palë po bllokon progresin përmes negociatave, e tjetra jo, atëherë ajo palë që nuk bllokon do të marrë para nga pakoja e ndihmës së BE-së në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

KE dje publikoi raportin vjetor për progresin e Serbisë drejt BE-së, ku thuhet se kushti kryesor për përparimin e Serbisë në procesin e integrimeve evropiane mbetet harmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe sanksionet ndaj Rusisë, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për media në Bruksel ka deklaruar se është e rëndësishme që Kosova të ketë një qëllim të qartë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por edhe BE-ja duhet ta ketë të qartë se çfarë pritet nga Prishtina, e që është zbatimi i Projekt Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara