www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Protestë në Shqipëri pas dhunës së ushtruar ndaj një 3-vjeçareje

Posted on November 9, 2023 by User User1

Me thirrjet “mos na prekni fëmijët” “stop abuzimit”, “duam siguri për fëmijët”, “mos na vrisni ëndrrat”, “Ky nuk është sistem i arsimit, por sistem i krimit”, qytetarë të shumtë protestuan para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, duke kërkuar drejtësi për rastin e një 3-vjeçareje, prindërit e së cilës kanë denoncuar se ajo është keqtrajtuar fizikisht nga një prej edukatoreve të një kopshti.

Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor dhe pas disa peripecive prindërit e kanë denoncuar në media, tri ditë më parë, ndërsa edukatorja është arrestuar nga policia shqiptare më 9 nëntor, nën akuzën “keqtrajtim i të miturit”.

Ky rast u denoncua në një emision hulumtues në mediat shqiptare, të cilit iu drejtuan prindërit e vajzës. Pamjet e publikuara tregonin se edukatorja e tërhiqte me forcë 3-vjeçaren, së cilës i kishte mbetur këmba në hapësirën mes krevateve. Sipas prindërve, në atë moment i është thyer kocka e kofshës, ndërsa në video dëgjohet që vajza qanë. Veprimet e tjera të edukatores vijojnë me fjalor fyes, dhe me ushtrim dhune edhe pasi vajza është ngritur nga gjumi dhe vazhdon të qajë. Prindërit e saj kanë treguar se janë njoftuar nga drejtues të kopshtit rreth pesë orë pas këtij incidenti. Sipas tyre, drejtuesit e kopshtit janë përpjekur ta fshehin ngjarjen, duke u thënë se enjtja e këmbës kishte ndodhur nga pickimi i ndonjë insekti. Por, mjekët kanë konstatuar se bëhej fjalë për thyerje të kockës (femurit).

Ngjarja ka nxitur reagimin e shoqërisë në Shqipëri. Fillimisht u protestua ditën e martë në dyert e kopshtit jopublik, i cili u mbyll menjëherë me urdhër të Ministrisë së Arsimit, ndërsa të enjten, qytetarët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit në Tiranë kërkuan dorëheqjen e krerëve të Ministrisë së Arsimit.

Kërkesa vjen pasi vetë ministria pranoi se kopshti nuk kishte licencë nga ky institucion. Pronari e kishte regjistruar kopshtin në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por nuk kishte licencë për ushtrimin e këtij aktiviteti në shërbim të fëmijëve.

Ministria e Arsimit deklaroi se përgjegjësia e saj është vetëm pajisja me licencë, por jo kontrolli nëse biznese të tilla ushtrojnë aktivitete pa licencë. Megjithatë, ky insitutucion vendosi ngritjen e një task-force për të verifikuar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitete në shërbimet për fëmijët.

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara