www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mexhiti: Është në proces vlerësimi i aplikacioneve të pranuara për futjen e ilaçeve të reja në listën pozitive

Posted on November 9, 2023 by User User1

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, mori pjesë në panel diskutimi në kuadër të konferencës shëndetësore me temë “Shikim në të ardhmen për sistemin tonë shëndetësor”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut (AmCham).

Në lidhje me rinovimin e listës pozitive, ministri theksoi se është në proces vlerësimi i aplikimeve të pranuara për futjen e një ilaçi në listën pozitive, nga të cilat rreth 21 janë për ilaçe dhe 4 për lëndë ushqyese.  Aplikimet i referohen ilaçeve që mbulojnë indikacionet e sëmundjeve malinje, sklerozën multiple, sëmundjet kardiovaskulare dhe hemofilinë, si sëmundje me rëndësi të veçantë social-mjekësore dhe të destinuara për një grup të veçantë vulnerabël pacientësh.

“Vendosja e ilaçeve në listën pozitive është një proces që ka filluar këtë vit pasi janë ndryshuar dy ligje sistematike dhe është miratuar rregullorja e re për listën pozitive. Me këtë, praktikat evropiane në këtë fushë u prezantuan në vendin tonë dhe procesi i zbatimit tashmë është praktikë. Për vitin 2024, Fondi ka kërkuar 2,9 miliardë denarë shtesë nga Ministria e Financave për ilaçe të reja në listën pozitive. Të gjithë ne përfaqësuesit e pranishëm  nga institucionet përkatëse, do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të sigurojmë rritje të mjeteve buxhetore për barna, për të mundësuar monitorimin e përfitimeve shëndetësore në trajtimin e sëmundjeve me terapi bashkëkohore, ka thënë ministri Mexhiti.

Njëkohësisht, ministri informoi se është në zhvillim e sipër përpilimi i udhëzuesve të rinj për trajtimin e sëmundjeve mjekësore, gjegjësisht miratimi i udhëzimeve të reja kombëtare terapeutike që ndihmojnë në zgjedhjen e terapisë më adekuate për çdo gjendje mjekësore, e cila do të jetë e dobishme edhe për komisionin e ekspertëve për të arritur financimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të ilaçeve që do të jenë pjesë e listës pozitive.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara