www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

FDA miraton ilaçin e dobësimit, humbet deri në 23 kilogramë!

Posted on November 9, 2023November 9, 2023 by User User1

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave i dha dritën jeshile Zepboundit, një ilaç i ri për humbje peshe nga prodhuesi Eli Lilly, i cili tregoi gjatë provave klinike se mund t`i ndihmonte njerëzit të humbisnin më shumë se 23 kilogramë në 16 muaj.

Zepbound është prurja  më e fundit në fushën e barnave të reja të fuqishme që synojnë dobësimin, e që përfshin Ozempicun dhe Wegovy të Novo Nordiskut. FDA e miratoi ilaçin për të rriturit që vuajnë nga obeziteti e duhet të  jetë në dispozicion në SHBA deri në fund të vitit me një çmim prej rreth 1060 dollarë. Një kosto e tillë mund të bëjë që ilaçi i ri të jetë jashtë mundësive financiare të shumë njerëzve në SHBA, duke pasur parasysh se kompanitë e sigurimeve shpesh hezitojnë të mbulojnë medikamentet për humbje peshe dhe Medicare, me ligj, nuk i mbulon ato.

“Kostoja aktuale është shumë e shtrenjtë për popullatën e përgjithshme,”  tha mjeku kardiolog, Nishant Shah nga Universiteti Duke në Karolinën e Veriut.

“Ne duhet të jemi në gjendje t’i afrohemi pacientëve në një mënyrë të përballueshme”, shtoi ai. Në Shtetet e Bashkuara, llogaritet se nga obeziteti vuajnë 4 në 10 të rritur, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Megjithëse ilaçi ka një çmim të lartë, disa ekspertë kanë parashikuar se ai do të bëhet më i shituri në histori.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara