www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Moti sot

Posted on November 8, 2023 by User User1

 Moti sot do të jetë me vranësira, duke filluar nga pjesët veriperëndimore dhe veriore me reshje të përkohshme të shiut, të cilat gjatë ditës do të zgjerohen gjithkund. Të reshurat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të ndjekura me bubullima të rralla, ndërsa në disa vende do të bien mbi 20 litra në metër katror. Paradite do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa pasdite dhe kah fundi i ditës erë e përforcuar veriperëndimore, veçanërisht përgjatë Vardarit.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri në 20 gradë.

Në Shkup mot me vranësira, që nga mëngjesi me reshje shiu, kohë pas kohe të rrëmbyeshme. Pasdite do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu. Temperatura minimale do të bie në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 gradë.

Siç informojnë nga DPHM, stabilizim kalimtar të motit do të ketë të enjten. Nga e premtja pasdite nën ndikim të valës së re të lagësht dhe më të ftohtë do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në pjesët më të larta malore me reshje të dëborës. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. 

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara