www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

KE sot do të publikojë raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut

Posted on November 8, 2023 by User User1

Komisioni Evropian do të publikojë raportin vjetor për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE. Qeveria e RMV-së pret që të marrim një raport objektiv, në të cilin do të ketë njohje të arritjeve, por edhe kritika për të gjitha dobësitë në shtet.

Brukseli ka theksuar në disa raste se reformat janë të nevojshme, veçanërisht në gjyqësor. Reagime ka pasur për luftën kundër korrupsionit dhe ndryshimet në Kodin Penal, përdorimin e flamurit europian në Kuvend, por edhe për punën e Këshillit Gjyqësor.

Qeveria beson se ndryshimet kushtetuese mbeten detyrimi ynë, të cilin opozita po i kundërshton.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në prag të publikimit të raporteve të hënën, tha se pret që dokumenti për vendin të jetë objektiv dhe të përfshijë njohjen e të arriturave, por edhe kritika për të gjitha dobësitë.

“Pres një raport objektiv. Komisioni Evropian është zakonisht objektiv në vlerësimet e tij. Mendoj se do të ketë lëvdata për të arriturat dhe sigurisht që do të ketë kritika për disa dobësi që i ka shteti”, tha Osmani .

Sipas tij, shteti po bën përpjekje që negociatat të nisin sipas kapitujve në mënyrë që të mund të adresohen dobësitë që ekzistojnë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara