
Ushtria izraelite (IDF) ka goditur disa caqe të Hezbollahut në jugun e Libanit si kundërpërgjigje ndaj një rakete të gjuajtur më herët nga ta në drejtim të Izraelit
Shënjestra përfshinte depo të armëve, një pozicion për hedhje të raketave, si dhe infrastrukturë teknologjike. Gjithashtu IDF ka thënë se ka goditur edhe një celulë me predha anti tank.
IDF gjithashtu ka goditur një skuadër anti tank në Liban të jugut afër Shtulas. Sistemi anti ajror izraelit “Iron Dome” rrëzoi një raketë e cila ishte nisur drejt Izraelit.
