www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BFI: Shkarkohen Muftiu i Tetovës dhe i Strugës!

Posted on November 8, 2023 by User User1

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame më 08.11.2023 mbajti mbledhjen e rregullt të Rijasetit në të cilën u diskutuan dhe u analizuan aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame gjatë vitit 2023.

Rijaseti e cilësoi si të suksesshëm këtë vit për sa i përket aktiviteteve fetare të organizuara nga organet dhe institucionet e BFI-së.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje Rijaseti diskutoi për gjendjen aktuale në Muftininë e Tetovës dhe Muftininë e Strugës, ndaj të cilëve u soll vendim unanim nga Rijaseti i BFI-së, për shkarkimin nga detyra e Muftiut të Muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi dhe në vend të tij për ushtrues detyre deri në zgjedhje të reja të Muftinisë së Tetovës u emërua Ushtrues Detyre Mufti dr. Selver Xhemaili.

Po ashtu nga detyra u shkarkua edhe Muftiu i Muftinisë së Strugës, Salim Sulejmani, në vend të të cilit u emërua Ushtrues Detyre Mufti i Muftinisë së Strugës Mr. Jusuf Ismaili, deri në zgjedhje të reja. Rijaseti i BFI e RMV, si organi më i lartë kolektiv, vendimet e lartëpërmendura i mori për ta ruajtur unitetin e popullatës muslimane në vendin tonë si dhe për ta ruajtur integritetin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së. Zyra për informim pranë BFI e RMV.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara