www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Skandali i korrupsionit në Portugali, kryeministri Antonio Costa jep dorëheqjen

Posted on November 7, 2023November 7, 2023 by User User1

Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa thuhet se i ka dorëzuar presidentit të vendit dorëheqjen në mes të një hetimi për parregullsi të dyshuara në menaxhimin e projekteve të minierave të litiumit dhe hidrogjenit nga qeveria në vend.

Zyra e prokurorit tha në një deklaratë më herët se pesë persona u arrestuan si pjesë e hetimit, duke përfshirë Vitor Escaria, shefin e stafit të Costa dhe një konsulent biznesi.

Më shumë se 40 bastisje u kryen të martën në ndërtesa të ndryshme qeveritare, duke përfshirë zyrën e Escaria dhe ministritë e infrastrukturës dhe mjedisit, tha zyra e prokurorit në një deklaratë.

Prokurorët kishin konfirmuar në janar të këtij viti se një hetim mbi programet e litiumit dhe hidrogjenit ishte duke u zhvilluar, por nuk kishin përmendur asnjë të dyshuar.

Sipas mediave lokale, hetuesit bastisën sot ndërtesat qeveritare, duke përfshirë rezidencën zyrtare të kryeministrit, ministrinë e mjedisit dhe rezidencën e ministrit të Infrastrukturës João Galamba.

Kryetari i bashkisë së qytetit të Sines, Nuño Mascarenias, ndodhet në paraburgim, ashtu si edhe dy biznesmenë.

Kujtojmë se të paktën dhjetë ministra dhe zëvendësministra u larguan nga qeveria vitin e kaluar, të paktën dy prej tyre në lidhje me skandalet në kompaninë ajrore TAP.

Mes tyre ishte edhe zëvendësministrja e financave e Portugalisë, Alessandra Reis, pasi ajo u largua nga bordi i transportuesit shtetëror TAP si pjesë e ristrukturimit të grupit.

Në nëntor 2022, krahu i djathtë i kryeministrit portugez Costa, Miguel Alves, dha dorëheqjen pasi u akuzua zyrtarisht nga prokurorët për keqbërje gjatë mandatit të tij si kryetar bashkie në 2015-16.

Alves i ka mohuar akuzat.

Lajmet e fundit…

  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara