
Turma të mëdha të palestinezëve janë parë teksa kalonin linjat e ushtrisë izraelite në jug të Gaza Cityt
Në pamje të publikuara në rrjetin X (ish-Twitter) turmat e palestinezëve shihen teksa kalojnë në një korridor humanitar të krijuar në mes të Rripit të Gazës nga Izraeli.
Turmat mbajnë flamuj të bardhë në shenjë paqe dhe ata janë nisur në jugun e Rripit të Gazës.
Ushtria e Izraelit që nga fillimi i luftës ndaj Hamasit në 7 tetor ka bërë thirrje ndaj banorëve të Gaza City që të zhvendosen në jug të Rripit të Gazës.
