www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Konfiskohen rroba dhe këpucë në doganen e Maqedonisë

Posted on November 7, 2023November 7, 2023 by User User1

Drejtoria e Doganave njofton se në pesë raste të ndryshme, doganierët kanë sekuestruar gjithsej 700 veshje dhe 22 palë këpucë të padeklaruara, përcjell TV21. Nga Doganat thonë se personat që po i transportonin mallrat, kanë tentuar që t’i evitojnë tatimet doganore.

Doganierët nga vendkalimi kufitar “Bogorodicë” në pesë raste kanë konfiskuar rreth 700 veshje të padeklaruara dhe 22 palë këpucë të destinuara për shitje në tregun r Maqedonisë. Në të gjitha rastet, personat, përndryshe shtetas të Maqedonisë, kanë tentuar ta importojnë mallin në mënyrë të paligjshme pa paguar detyrimet e importit. Në katër prej rasteve, veshjet dhe këpucët e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusëve në çantat e udhëtimit të pasagjerëve, si dhe në çanta të zeza poshtë karrigeve të pasme. Në rastin e fundit, veshjet e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh”, thonë nga Doganat./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara