www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Danela Arsovska bashkëkryeson Komitetin e 22-të të Përbashkët Konsultativ

Posted on November 7, 2023November 7, 2023 by User User1

Kryetarja e Qytetit te Shkupit, Danela Arsovska sot bashkëkryesoi Komitetin e 22-të të Përbashkët Konsultativ (KPK) ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit të Rajoneve të BE-së, së bashku me Jasna Gabriq nga Sllovenia. Pas takimit të shkëlqyer në Bruksel, Arsovska prezantoji gjithçka që është bërë në të kaluarën dhe çfarë duhet të bëhet në periudhën e ardhshme, si dhe diskutuan në tema me interes për vetëqeverisjet lokale në kontekst të proceseve eurointegruese.

“Komiteti Evropian i Rajoneve ka për detyrë ligjore ta përfaqësojë BE-në në një mision afatgjatë për të ndihmuar vendet partnere të përgatiten për anëtarësim në BE, prandaj në panelet e sotme flasim për praktikat e mira dhe shembujt pozitivë nga anëtarët e Këshillit të Evropës lidhur me atë që duhet të fokusohemi në ato procese në periudhën e ardhshme, në mënyrë që komunat të jenë plotësisht të përgatitura, sepse mbi 70 për qind e rregullativës së BE-së u referohet autoriteteve lokale.”

“Në takimin e sotëm u diskutua për dy tema, tema e parë kushtuar aktiviteteve dhe situatave rreth procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ndërsa tema e dytë kushtuar sundimit të ligjit dhe rolit të bashkësive lokale në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, krimeve nga urrejtja, lajmeve të rreme dhe ndikimit të huaj.”

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara