
Më shumë se dyqind indiano-hebrenj anëtarë të komunitetit të Bnei Menashe kanë hyrë në radhët e ushtrisë izraelite (IDF) që nga fillimi i luftës ndaj Hamasit në 7 tetor ka lajmëruar organizata jo qeveritare Shavei Israel të hënën.
75 nga indiano-hebrenjtë janë dërguar në front ndërsa 140 janë regjistruar si rezervist përgjatë Izraelit.
Shavei Israel e themeluar nga Michael Freund ka thënë se ai mundohet të forcoj lidhjet mes komuniteteve të diasporës hebraike dhe shtetit të Izraelit. Ai ka thënë se organizata e tij ka lobuar për migrimin në masë të komunitetit Bnei Menashe në Izrael të cilët besojnë se janë njëra nga fiset e humbura të Izraelit, raporton Jerusalem Post.
Freund shtoi më tej se në Indi janë gjithsej 5000 persona nga komuniteti Menashe të cilët kanë kërkuar të kthehen në Izrael për vite të tëra.
