www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Stuhia “Ciaran” vazhdon rrugën nëpër Evropën Perëndimore, deri më tani 16 viktima!

Posted on November 5, 2023November 5, 2023 by User User1

Stuhia “Ciaran” që goditi vendin tonë të premten ka mbërritur tani me erëra të forta e reshje të dendura shiu në qytetin Muxia në bregun verilindor të Spanjës.

Numri i viktimave nga kjo stuhi u rrit në të paktën 16 në të gjithë Evropën Perëndimore.

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në rajonin qendror të Toskanës, njoftuan autoritetet italiane, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi specialistët e motit raportuan reshje rekord.

Tre persona të tjerë u vranë në brigjet e Portugalisë, kur një jaht u rrëzua në veri të Lisbonës nga një valë e fortë ere.Pemët e rrëzuara nga erërat e forta shkaktuan disa nga vdekjet e tjera në Evropë. Në qytetin belg të Gentit, rënia e pemëve vrau një 5-vjeçar ukrainas dhe një grua 64-vjeçare.

Zyrtarët francezë raportuan gjithashtu vdekjen e një burri që ra nga ballkoni i tij në qytetin port të Le Havre. Në Anglinë jugore, qindra shkolla u mbyllën të enjten pasi valët e mëdha të fuqizuara nga erërat me shpejtësi 135 km/h u përplasën përgjatë vijës bregdetare. Reshjet e dendura të shiut dhe erërat rekord sollën kaos në udhëtime.

Shërbimet ajrore, hekurudhore dhe ato të trageteve patën anulime dhe vonesa të gjata në disa vende. Më shumë se 200 fluturime u anuluan në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një qendër kryesore evropiane. Spanjë, më shumë se 80 fluturime u anuluan në 11 aeroporte dhe shërbimet hekurudhore u pezulluan në veriperëndim

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se bota do të përjetojë më shumë ngjarje ekstreme të motit për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga gazrat serrë.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara