www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mexhiti: Mbi 3.000 gra këtë vit ishin pjesë e skriningut të mamografisë në kuadër të programit të Ministrisë

Posted on November 5, 2023November 5, 2023 by User User1

Prej fillimit të këtij viti, deri më tani janë realizuar mbi tre mijë kontrolle në kuadër të skrining programit për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili mori pjesë në ngjarjen në Parkun e qytetit në organizim të Shoqatës Ezra dhe në bashkëpunim me aleancën më të madhe evropiane të shoqatave të pacientëve.

“Meqenëse zbulimi i hershëm është kyç tek kanceri i gjirit, Ministria e Shëndetësisë, në drejtim të preventivës, zbaton skrining program nacional për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit. Këtë vit, me të janë përfshirë gratë prej 45 deri 69 vjeç, të cilat nuk kanë kryer mamografi në dy vitet e fundit, si dhe gratë e moshës prej 40 deri 44 vjeç, të cialt kanë ndonjë anëtar të familjes me kancer të gjirit apo faktor tjetër rreziku”, tha Mexhiti.

Mamografia e skriningut, përkujtoi ai, është pa pagesë për gratë në program, përkatësisht participimin e mbulon Ministria e Shëndetësisë.

“Prej fillimit të këtij viti, deri më tani janë realizuar mbi tre mijë kontrolle në kuadër të këtij skkriningu. Implementuam edhe risi të rëndësishme në protokollin për kontroll të gjirit. Gratë me ndryshime udhëzohen në kabinet të posaçëm për gjirin, ku radiologu i jep udhëzimet shtesë për biopsi dhe hulumtime të tjera”,tha ministri i Shëndetësisë.

Me këtë, sipas Mexhitit, dukshëm lehtësohet qasja e grave drejt shërbimit të nevojshëm shëndetësor.

Ai bëri thirrje për rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe kujdesin për shëndetin personal, duke i pasur parasysh zbulimin e hershëm, mund të shpëtojë jetë. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara