
Në rrjete sociale janë postuar nga vet palestinezët xhirime të ushqimeve të dërguara nga Federata Ruse në Rripin e Gazës që qeveriset nga organizata terroriste palestineze Hamas, transmeton Gazeta Metro.
Në xhirim shihen civilë palestinezë të mbledhur përreth një kamioni të ngarkuar me ushqime. Ata i tregojnë xhiruesve paketimet me data të produkteve të skaduara ushqimore, siç raportohet.
Sipas këtyre raporteve ushqimet e dërguara iu kishte skaduar afati i konsumimit mbi një vit.
Eprorë të terroristëve të Hamas kanë vizituar disa herë Moskën ku edhe kanë marrë përkrahje nga Kremlini, ashtu si nga Irani për sulmin e fundit terrorist ku masakruan 1400 izraelitë në fillim të muajit.
Irani sipas deklaratave të vet zyrtarëve të tyre të lartë i ka ndihmuar edhe në planifikim të sulmit dhe në financim sipas disave.
Organizata terroriste shiite Hezbollah, vasale e Iranit, njoftoi sot në një fjalim të liderit të saj Nasrallah se nuk do i bashkëngjitet luftës totale kundër Izraelit nga veriu në Liban. Gjë që zemëroi e dëshpëroi palestinezët, por jo edhe analistët e hulumtuesit e Lindjes së Mesme, pasi kjo përputhet me strategjinë e Iranit që i sheh sunni myslimanët nga një qasje fashiste njejtë sa të tjerët./gazetametro.net
