www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Danela Arsovska nuk ndalet shëndëron bulevardet e Shkupit në bulevarde Evropiane

Posted on November 4, 2023November 4, 2023 by User User1

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska këtë periudhë ka filluar me rregullimin e bulevardeve nëpër qytet, e cila me përkushtim dhe vullnet të plotë përmes ndërmarrjeve të qytetit të Shkupit – NP Parqe dhe gjelbërime, NP Rrugët dhe rrugicat dhe NP Higjiena Komuna, gjatë javës kanë punuar në sanimin dhe rregullimin e peizazheve përgjatë bulevardeve Aradhet Partizane, Kiro Gligorov dhe rr. Vasko Karangjellevski, të cilët me përkushtim maksimal do të vazhdojnë punën edhe në javët e ardhshme, me qëllim që të veprohet sipas kërkesave të qytetarëve përmes zyres Shkupi 24 orë qytet i hapur.


Në rr. Vasko Karangjellevski në komunën e Aerodromit përgjatë korridorit të gjelbërt në gjatësi prej 825 metrash janë mbjellë 425 fidanë të llojit thuja smaragd dhe 400 fidanë thuja rozentalis.


Përgjatë bulevardit Aradhet Partizane, në gjelbërimin qendror, ekipet e NP Parqe dhe gjelberime janë duke bërë plotësimin e fidanëve të llojeve të mëposhtme: thuja woodwardii; buddleja; photinia; berberis; piracanta; lonicera; leylandii.


Gjithashtu në Bulevardin Kiro Gligorov ekipet bënë rregullimin e plotë me fidanë të rinj ku u mbollën gjithsej 350 fidanë gjethembajtës të llojit thuja occidentalis smaragd, të cilët në mënyrë lineare i japin plotësi gjithë gjelbërimit të bulevardit.

Danela Arsovska me punën e saj dëshmon se do ta transformoj qytetin në Shkup modern të pastërt dhe përlot gjelbrim.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara