www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qytetarët e RMV-së kanë 80% më pak qasje tek ilaçet sesa vendet e BE-së

Posted on November 3, 2023November 3, 2023 by User User1

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë rreth 80% qasje më të ulët tek barnat sesa vendet evropiane. Kështu thotë analiza e realizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, duke shpalosur një pjesë të gjetjeve të tyre, sepse ato më kryesoret dhe në mënyrë të detajuar, do t’i publikojnë në konferencën që do ta realizojnë më 8 nëntor. Përmes Fondit Shëndetësor, qytetarët  kanë qasje vetëm në 66% të barërave.

Aleksandra Ivanovska, menaxher i Rosh Maqedoni

“Në RMV ka relativisht numër të vogël të barnave të regjistruara, në krahasim me vendet e rajonit. Nga gjithsej 1208 të regjistruara në Agjencinë Evropiane të Barërave, vetëm 278 barna janë të regjistruara në Maqedoni, ose rreth 27%, që është hapi i parë për qasjen e qytetarëve deri tek barnat. Nga 199 molekulat e barnave për pacientët, përmes Fondit Shëndetësor, qytetarët kanë qasje vetëm në 66 barna, që është një qasje e pabarabartë e barërave për qytetarët ose një përfshirje jo serioze e qytetarëve”.

Me qenë se kjo do të jetë konferenca e dytë e Odës Ekonomike Amerikane, drejtoresha e përgjithshme Elena Arsovska, thotë se konferenca e parë ka dhënë rezultatet e dëshiruara.

Elena Arsovska, drejtoreshë ekzekutive e Odës Ekonomike Amerikane

“Pjesa e mirë është se pas konferencës së vitit të kaluar, në fund të vitit të kaluar u bënë ndryshimet e nevojshme te ligji ekzistues për barëra që të lejohet që i gjithë procesi i qasjes deri te barërat të funksionoj”.

Maqedonia e Veriut që nga viti 2009 nuk e ka bërë “update” sistemin e barërave.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara