www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zyrtare: Real Madridi blindon Rodrygon, i vendos klauzolë marramendëse

Posted on November 2, 2023November 2, 2023 by User User1

Real Madridi ka arritur marrëveshje me sulmuesin brazilian, Rodrygo Goes për rinovimin e kontratës edhe për pesë vitet e ardhshme.

Sulmuesi brazilian ka kaluar katër vite në Santiago Bernabeu, por do të vazhdojë edhe për disa vite të mbetet pjesë e Los Blancos.

Është vet faqja zyrtare e Real Madridit, e cila ka njoftuar rinovimin e kontratës me Rodrygo Goes edhe për pesë vite tjera.

“Real Madrid CF dhe Rodrygo kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Real Madridi i ka vendosur brazilianit një klauzolë prej 1 miliard eurosh.

Ndryshe, Rodrygo mbërriti në Real Madrid në vitin 2019, kur ishte vetëm 18 vjeç. Ai debutoi me Real Madrid Castilla më 14 shtator dhe më 25 shtator shënoi golin e tij të parë në debutimin e tij zyrtar me Real Madridin.

Në pesë sezonet e tij duke mbrojtur fanellën e ekipit të parë, ai ka luajtur 179 ndeshje, në të cilat ka shënuar 39 gola dhe ka fituar 8 tituj.

Një trofe i Ligës së Kampionëve, 1 Kupë e Botës për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupa të Spanjës janë trofetë e fituar nga braziliani me Los Blancos.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara