www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Turqi/ Arrestohet ‘gangsteri i Facebook’

Posted on November 2, 2023 by User User1

Një nga  personat më të kërkuar në botë, i cili i ka shpëtuar policisë për më shumë se një dekadë është arrestuar në Turqi.

Turku Hakan Ayik drejtonte një rrjet kriminal që dyshohet se ishte e përfshirë në trafikun e drogës, plaçkitje dhe pastrimin e parave në mbarë botën. Së bashku me të në pranga kanë rënë edhe 36 persona të tjerë.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya deklaron se Ayik i njohur gjithashtu si Reis, dhe Duax Arif Tavukcu, deklaroi se prej një viti ishte vendosur në krye të kësaj organizate. Ai jetonte kryesisht në Turqi edhe në Astrali.

I cilësuar si “gangsteri i Facebook” nga mediat australiane ai ka qenë në listën e më të kërkuarve në shtetin e Uellsit të Ri Jugor për përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Ai mori këtë pseudonim për shkak të pasurisë  dhe jetës luksoze që promovonte në Facebook.

Një aktakuzë e Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së e zbardhur në vitin 2021 thotë se Ayik ishte një nga tre administratorët e aplikacionit ANOM midis rrjeteve kriminale.

Përdoruesit menduan se aplikacioni ishte i koduar, por në të vërtetë ai kontrollohej nga FBI, i cili mund të monitoronte bisedat e tyre. Falë popullaritetit që i dha Haykan këtij aplikacioni ai pa dashje ndihmoi agjencitë e zbatimit të ligjit që kanë arrestuar qindra kriminelë në mbarë botën.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara