www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Grubi kërkon që mos të vazhdohet kontrata me kinezët:  Të niset procedurë penale për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër!

Posted on November 2, 2023November 2, 2023 by User User1

Kritika të forta ka lëshuar sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi për zvarritjen një dekadëshe të ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, e cila siç tha, edhe pas 10 vitesh, asnjë metër nuk është lëshuar në funksion. Sipas Grubit, projektuesit, ndërtuesit por edhe mbikëqyrësit duhet që të mbajnë përgjegjësi për dështimin e këtij projekti duke kërkuar që nëse është edhe e nevojshme të ndërpriten punimet.

2013 fillon me 400 milionë euro, sot ka kaluar 600 milionë euro dhe nuk ka asnjë metër asfalt të lëshuar në përdorim, del afati tash në fund vit dhe vlerësoj kryeministër se është koha e fundit që qeveria por edhe kuvendi të shqyrtoj këtë marrëveshje po nëse ka nevojë edhe të ndërpritet dhe ta marrë tjetër kush, pasi që kjo është skandaloze, absolutisht e pa pranueshme”, tha ArtanGrubi, zv/kryeministër.

Edhe për kryeministrin Dimitar Kovaçevski është e pa pranueshëm që autostrada me 40 kilometra të mos të mund të realizohet në më shumë se 10 vite. Tha se ai do të kërkojë revizion të projektit dhe në bazë të të njëjtit do të sillet vendimi.

“Unë mendoj se është e pa pranueshme një autostradë me 40 kilometra të ndërtohet më shumë se 10 vjet dhe akoma të mos ketë përfunduar dhe të kërkohet përsëri vazhdim ku edhe duhet të dalë para deputetëve dhe unë i kam njoftuar një pjesë të ministrave që do të kërkojnë revizon nga ana e Revizionit shtetëror të këtij projekti dhe në bazë të të cilët edhe do të merret vendimi, pasi që ky projekt 10 vjet nuk ka përfunduar duke filluar nga projektimi deri tek realizimi i punimeve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ndërtimi i autostradës Ohër-Kërçovë filloi në vitin 2013. Fillimisht ishte menduar të përfundonte në vitin 2018, më pas afati u zhvendos në qershor 2021, e tash është për në fund të 2023-tës. Duhej të kushtonte 378 milionë euro, por shuma u dyfishua, në rreth 600 milionë euro.

Autostrada Kërçovë-Ohër është pjesë e Korridorit 8 i cili përfshinë segmentin Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe projektin për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara