www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti në takim me presidentin e delegacionit gjerman në NATO: Integrimi në BE do të ndryshojë realitetin politiko-ekonomik në Ballkan

Posted on November 2, 2023November 2, 2023 by User User1

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim nënkryetarin e grupit parlamentar të CDU/CSU dhe president i delegacionit gjerman në NATO, Johan Uadepul.

Në fokus të takimit mes Ahmetit dhe Uadepul ishin ndryshimet kushtetuese dhe procesi i integrimit europian.

Ahmeti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e deri tanishme gjermane dhe gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin më tutje në shërbim të së ardhmes europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjtë mbi përparimin e dukshëm që ka bërë vendi në rrugën e integrimit europian”, theksohet në kumtesën e BDI-së.

Ahmeti dhe Uadepul kanë diskutuar edhe për hapat që Maqedonia e Veriut duhet të ndërmarrë për mbylljen e realizimit të ndryshimeve kushtetuese si një çështje mjaft e rëndësishme, derisa opozita duhet të reflektojë dhe të veprojë në përputhje me thirrjet e partnerëve ndërkombëtar për mos bllokim të integrimit të vendit në BE.

Në takim është theksuar se integrimi në Bashkimin Europian mund të përdoret si një mjet për të ndryshuar realitetin në Ballkanin Perëndimor, me theks mbështetjen për tregun rajonal dhe rritjen e këmbimeve ekonomike dhe jo vetëm, shtohet më tej në kumtesë. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara