www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Reagimi befasues i Ronaldos pasi Messi fitoi “Topin e Artë” – Portugezi iu përgjigj gazetarit që ‘sulmoi’ argjentinasin

Posted on November 1, 2023November 1, 2023 by User User1

Të hënën, Lionel Messi u shpërblye me trofeun e tetë të “Topit të Artë”, që është edhe rekord historik.

Gjithsesi, kishte persona që nuk u pajtuan me këtë – duke besuar se ky trofe duhet t’i takonte Erling Haalandit.

Një prej tyre është gazetari spanjoll, Tomas Roncero, i cili tha në një video për “Diario AS” se trofeu duhej t’i kishte shkuar sulmuesit të Manchester Cityt, transmeton Gazeta Express.

“Përshëndetje miq. Ajo që dinim ka ndodhur. Ata i dhanë një tjetër ‘Top të Artë’ Messit. Ai shkoi të pensionohej në (Inter) Miami, por ai tashmë po shikonte të pensionohej në PSG për t’u përgatitur për Kupën e Botës. Ka fituar Botërorin, po mirë, por me 6 penallti në favor të tij. Kupa e Botës ishte 10 muaj më parë, ne jemi në nëntor. Messi ka tetë ‘Topa të Artë mirë’, ai duhet të ketë pesë. Ai ka ‘Topin e Artë’ të Iniestas, Xavit, Lewandowskit – i cili fitoi gjashtë trofe në një sezon – dhe Haaland, i cili ishte golashënuesi më i mirë i gjithçkaje”, u shpreh ai.

Mediumi spanjoll e publikoi deklaratën e tij në “Instagram”, aty ku Cristiano Ronaldo do të përgjigjej. Portugezi, i cili kishte një rivalitet të madh me Messin për shumë vite, e ka pëlqyer postimin, si dhe ka komentuar disa “emoji” duke qeshur.

Reagimi i Ronaldos lë të nënkuptohet që edhe ai është i mendimit që Messi nuk e meritonte të fitonte “Topin e Artë”.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara