www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lloga: Ligji për amnesti duhet të kalojë!

Posted on November 1, 2023November 1, 2023 by User User1

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga tha për “Slloboden Peçat” se si propozues mbetet i mendimit që ligji për amnisti të miratohet,shkruan Top24.

“Ligji për amnisti nuk ka asnjë lidhje personalisht me emrin tim dhe institucionin që unë drejtoj.

Shteti ose do të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët ose jo. Do të vërtetohet në veprim se ka standarde të dyfishta, se do të vazhdojë praktika që peshqit e mëdhenjë të kenë privilegje, ndërsa për të dënuarit e thjeshtë të mos ketë mëshirë dhe mirëkuptim.

Nuk mundet që disa të dënuar të vuajnë dënimin me burg në hotele dhe spitale, e ndërsa të tjerë vdesin në “Aushvic”.

Dhe retorika se kriminelët do të dalin në rrugë, duhet ndryshuar retorika e mbajtjes së 2800 të dënuarve (kriminelëve) me akt referimi lirie, mes nesh, që të njëjtat akte të vjetërsohen, në emër të shtetit ligjor, ndërsa ata 2100 që vuajnë dënimin me burg duhet të qëndrojnë deri në fund, në emër të agjendave partiake dhe fushatës parazgjedhore – thotë Lloga. Top24

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara