www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Grup prej 43 rabinësh i japin Netanyaut “fetva” që të bombardohet spitali Al-Shifa në Gaza

Posted on November 1, 2023November 1, 2023 by User User1

Një grup prej 43 rabinësh në Izrael i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se shënjestrimi i spitalit Al-Shifa në Gaza mund të justifikohet nëse anëtarët e Hamasit fshihen atje dhe përdorin civilët si mburoja, transmeton Anadolu.

Televizioni izraelit “Channel 14” raporton se Netanyahut i është dërguar një letër e nënshkruar nga 43 rabinë ku thuhej se është e lejueshme fetarisht të bombardohet spitali Al-Shifa.

Burimi i njëjtë raporton se në letër thuhet se “nuk ka asnjë pengesë fetare apo morale për të sulmuar civilët nëse dikush fshihet pas tyre dhe i përdor ata si mburojë”.

Letra iu dërgua ushtrisë izraelite dhe ministrave në qeverinë izraelite.

Mesazhi vazhdon duke thënë se ata që përdorin civilët si mburoja duhet të dënohen dhe se në rast të një bombardimi në spital, përgjegjësia për këtë u bie atyre dhe mbështetësve të tyre.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha më herët se Hamasi përdor spitalin Al-Shifa si mburojë dhe kryen sulme nga spitalet.

Hamasi ka mohuar akuzat në lidhje me spitalin Al-Shifa, i cili strehon dhjetëra mijëra civilë të plagosur dhe civilë që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara